Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në vend, por reshje dëbore do ketë verilindje dhe juglindja e vendit. Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht orët e pasdites të përmirësojnë motin duke bërë që të ketë intervale me kthjellime për të ri-kthyer sërish reshjet gjatë natës.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes duke shënuar -1°C në juglindje po ashtu rënie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 12°C.Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi serish Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore mbizotërojnë kushtet e motit në republikën e Kosovës gjatë gjithë ditës, edhe pse herë pas here do ketë intervale me kthjellime. Këto kushte të motit vijojnë deri mëngjesin e së mërkurës.
Maqedonia e Veriut
Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në republikën e MV, situatë kjo e cila vijon gjatë gjithë ditës të ndërprerë nga intervale me kthjellime.
Rajoni dhe Europa
Vijon kontinenti Europian të mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura KU shira me intensitet mesatar dhe herë pas here intensiv do kenë brigjet e Egjeut, Ndërsa reshje të dendura dëbore dhe mot të acartë paraqitet veriu dhe lindja e kontinentit. Ndërsa përjashtim bëjnë vetëm disa vende të Europës Qendrore ku do ketë kthjellime. /Abcnews.al