Reshjet e shiut që kanë nisur prej ditës së djeshme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve në të gjithë vendin.
Shirat e rënë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në disa lagje të Lezhës duke bërë lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve të vështirësohet, veçanërisht në lagjen “Besëlidhja”.
Probleme ka pasur edhe në qytetin e Beratit. Reshjet kanë fryrë lumin Osum por për momentin nuk rrezikohet dalja e tij nga shtrati./mv.abcnews.al

