Për herë të parë që nga viti 1949 banorët në Los Angeles po shijojnë reshjet e dëborës. Ndërkohë që në vend janë mbyllur shkollat si pasojë e ngricave në rrugë dhe shoferëve të pamësuar për këtë situatë.
Një fenomen natyror aq i rrallë për Los Angeles, sa shërbimi meterologjik kombëtar është detyruar të postojë një mesazh të qartë në Tuiter,duke konfirmuar reshjet e dëborës.
Dëbora ka nisur mbrëmjen e të enjtes, ndërsa autoritetet konfirmuan se një gjë e tillë nuk ndodhte që nga viti 1949. Fronti i valës së të ftohtit që vejn nga Kanadaja ka ulur temperaturat dhe ka sjellë lagështirë në Las Vegas dhe në disa zona të Kalifornisë së jugut. Në disa qytete janë mbyllur shkollat për shkak të mgricave në rrugë, të cilat u konsideruan të rrezikshme për autobusët që transportojnë fëmijët. /abcnews.al