Reshje shiu pa pasur përgjatë gjithë natës në qarkun e Dibrës. Në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dobëta dëbore, deri në 500 metra. Në zonat mbi 1 mijë metra ka pasur reshje dëbore.
Trashësia në zonën e Kalasë së Dodës, Lurës, Selishtës, Martaneshit dhe zona e Gollobordës arrin në mbi 20 cm. Sa u përket rrugëve nacionale nuk ka pasur probleme janë të gjitha të kalueshme.
Bypassi i Murrizit nuk ka mbajtur borë dhe kalimi është normal. Akset Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Librazhd janë të kalueshëm pa probleme.