Programi i mbikëqyrjes së Bashkimit Europian “Copernicus” ka regjistruar imazhe të rralla që të lënë me gojë hapur. Një “valë” pluhuri pritet të pushtojë shumë shpejt qiellin shqiptar, informon abcnews.al.
Sipas pamjeve të Copernicus, në atmosferë është krijuar një re pluhuri 800 km e gjatë, nga Saharaja në drejtim të venit tonë dhe Ballkanit.
All in one! #SaharanDust from #Africa to #Europe and volcanic #Etna´s SO2 emissions from #Italy to #MiddleEast. The #Copernicus #Sentinel5p features impressive monitoring capabilities! Image of Feb. 20. #AirQuality @Dust_Barcelona @FlorenceRabier @VHPeuch @KSchwanke @eforestal pic.twitter.com/n2E80FTNuu
— ADAM Platform (@PlatformAdam) February 20, 2021
Copernicus është programi gjeohapësinor i Bashkimit Europian, i cili shikon mjedisin dhe planetin tonë për të mirën e të gjithë qytetarëve europianë, informon abcnews.al. Ofron shërbime informacioni bazuar në të dhëna gjeoskopike satelitore dhe të dhëna tokësore (jo-hapësinore).
Programi koordinohet dhe menaxhohet nga Komisioni Europian dhe përdor sasi të mëdha të të dhënave globale nga sistemet matëse satelitore dhe tokësore, ajrore dhe detare për të siguruar informacion që ndihmon ofruesit e shërbimeve, autoritetet publike dhe organizata të tjera ndërkombëtare të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Europës./e.b-abcnews.al