Lëvizja e republikanëve për të krijuar një video duke përdorur inteligjencën artificiale për të kritikuar Joe Biden është një hap historik në tabelën politike të shahut.
Një ditë pasi presidenti aktual amerikan njoftoi se do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024, republikanët po e “godasin” pa mëshirë me videon që tregon “si do të jetë bota nëse ai rizgjidhet”.
“Komiteti Kombëtar Republikan” (RNC) njoftoi se për herë të parë po përdor inteligjencën artificiale për të paraqitur qëndrimet e tij para votuesve.
Në video, 80-vjeçari Joe Biden dhe Kamala Harris festojnë fitoren e tyre në zgjedhjet e ardhshme: “Po sikur presidenti më i dobët që kemi pasur ndonjëherë të rizgjidhet?”
Ajo që vijon është një sërë ngjarjesh në SHBA dhe në botë, të cilat zbulojnë efektet negative të rizgjedhjes së Biden.
Nga tensionet e mëdha nëpër botë, sistemi financiar në kaos, deri te zhdukja e rendit botëror, dhe rritja e numrit të krimeve.