Republikanët nuk lejojnë Trump të “rrëmbejë” Michigan

schedule15:54 - 21 Nëntor, 2020

schedule 15:54 - 21 Nëntor, 2020

Nga Federico Rampini, la Repubblica

Dy deputetë vendorë, republikanë, i kanë thënë jo përpjekjes ekstreme të presidentit për të përmbysur rregullat dhe vendimin e qendrave të votimit në shtetin industrial të fituar nga Joe Biden.

Dy republikanët, të thërritur në Shtëpinë e Bardhë u përgjigjën qartë: sipas tyre nuk ka asnjë arsye për të përmbysur rezultatin elektoral. Një goditje për presidentin, të cilit po i mbarojnë përpjekjet e fundit për të mos pranuar fitoren e demokratit.

“Papërgjegjshmëri e pabesueshme. Një sinjal shumë i keq për të githë botën, mbi funksionimin e demokracisë”.

Durimi të cilin Joe Biden i këshillonte zgjedhësve të tij disa ditë më parë tashmë i ka lënë vendin indinjatës. Letra e fundit me të cilën Trump përpiqet të përmbysë rezultatin elektoral, cilësohet nga historianët si një gjest i paprecedentë. Disa njohës të kushtetutës e konsiderojnë madje si një grusht shteti, në krahasim me traditën amerikane për të respektuar vullnetin e zgjedhësve.

Mbrëmjen e së premtes Trump mblodhi në Shtëpinë e Bardhë përfaqësuesit republikanë të zgjedhur në asamblenë legjislative të Michigan, me një objektiv: t’i bindte që të caktonin zgjedhës të mëdhenj që do të votonin për të si president. Problemi është se qytetarët e Michigan kanë zgjedhur Biden.

Plani i Trump lidhet me një klauzolë të sistemit amerikan elektoral: në thelb, zgjedhja e presidentit ndodh në nivel universal, por formalisht ka të bëjë me një votim jo të drejtpërdrejtë. Proceset janë dy: Fillimisht çdo shtet duhet të certifikojë rezultatin që del nga kutitë e votimit; më pas është radha e asamblesë legjislative të shtetit që do të vendosin anëtarët e kolegjit elektoral të cilët dërgojnë votat e qytetarëve të tyre në Uashington duke kontribuar në caktimin e presidentit të ti, transmeton abcnews.al

Në teori këto asamble legjislative vendore dhe mund të mos njohin vullnetin e zgjedhësve të vërtetë dhe caktojnë zgjedhës të mëdhenj që i takon bindjes së kundërt partiake. Do të ishte një dhunim i vullnetit të lirë. Të krahasueshëm me një grusht shteti. Trump shpresonte shumë në këtë klauzolë, pasi disa shtete kyçe që kanë votuar për Biden kanë parlamente vendore me mazhorancë republikane. Përveç Michigan dhe Wiskonsin, Georgia dhe Pensilvania.

Ajo e Trump është një garë kundër kohës sepse plani i tij është i pamundur në ato shtete të cilat kanë certifikuar zyrtarisht rezultatin e dalë nga kutitë e votimit. Presioni i Trump ndaj të zgjedhurve vendorë të partisë së tij ishte shumë i madh, gjë që bën dhe më shumë domethënës faktin që dy republikanët e Michigan nuk u dorëzuan.

Kalendari tashmë është kundër tij: brenda datës 8 dhjetor shtetet duhet të kenë certifikuar rezultatet, në mënyrë që në 14 dhjetor të bëhet numërimi në nivel kombëtar.

Në mënyrë që parlamentet e secilit shtet të përmbysin vullnetin e votuesve të tyre, duhet të kenë justifikime të forta: manipulime të shumta në procesin zgjedhor, dhe çështje gjyqësore që ndalojnë pasjen e një rezultati të sigurte. Por ekipi ligjor i Trump vijon të humbasë në gjykata çështjet e nisura për manipulimet e pretenduara.

Ai arriti të fitojë rinumërime, por asnjëri prej tyre nuk përmbysi rezultatin deri tani. Dyshimi bie mbi faktin se ai do të fitojë kohë për t;iu afruar datës 8 dhjetor, dhe shtetet të mos kenë certifikuar ende rezultatin elektoral kjo gjë do t’i hapte rrugë skenarit të “grabitjes” në selinë legjislative vendore.

Manovrat e Trump kanë shkaktuar kritika dhe brenda partisë së tij. Si gjithnjë në krye të disidentëve është Mitt Romney ish kandidat për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2012 kundër Barack Obamës. Senator i Jutah, republikani Romney reagoi ashpër kundër presidentit të tij:

“Me dështimin e çdo përpjekjeje për të dëshmuar manipulime, presidenti tashmë bën presion tek të zgjedhurit vendorë për të përmbysur vullnetin e popullit dhe rezultatin e votimeve. Është e vështirë të imagjinosh një sjellje më anti demokratike se kaq nga ana e një presidenti në fuqi”. Reagimi i vendosur i dy republikanëve të Michigan, tregon se Romney nuk është më një zë i izoluar në parti, dhe solidariteti ndaj presidentit në largim po dobësohet gjithnjë e më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!