Një grup deputetësh republikanë kërkuan pezullimin e këshilltarit mjekësor Anthony Fauci nga Shtëpia e Bardhë. Ky i fundit është emri më i njohur në betejën kundër virusit, dhe i padëshiruar nga ish presidenti amerikan Trump.
Deputetja republikane Greene, e cila dorëzoi dhe një projektligj për pushimin nga puna të imunologut të famshëm, u shpreh se Fauci nuk është zgjedhur nga amerikanët dhe nuk u zgjodh për të drejtuar ekonominë. Sipas saj ai nuk duhet të vendoste për edukimin e fëmijëve duke anashkaluar prindërit dhe për më shumë se një viti, kontrollon jetën e amerikanëve.
Ky projektligj, nuk ka asnjë mundësi të miratohet në Dhomën e kontrolluar nga demokratët, por ka marrë mbështetjen e disa republikanëve të tjerë që akuzojnë shkencëtarin se ka mashtruar vendin duke gënjyer për origjinën e virusit./abcnews.al

