Republika Çeke: Mbështetja e Ukrainës është detyra më e rëndësishme e politikës sonë

schedule14:35 - 28 Gusht, 2024

schedule 14:35 - 28 Gusht, 2024

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, tha sot se nuk ka detyrë më të rëndësishme në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Republikës Çeke sesa mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën dhe se sulmi rus ndaj Ukrainës i ka shtuar një dinamikë të re procesit të zgjerimit të BE-së.

Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi i Unionit në vendet e Ballkanit Perëndimor ka mbështetjen e Republikës Çeke.

“Ndalimi dhe, mbi të gjitha, dështimi i agresionit rus është në interesin tonë jetik,” tha Patel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!