Republika Çeke është bërë vendi i dytë në Bashkimin Europian që ka miratuar vaksinën kizeze Sinopharm, pas Hungarisë.
Rikujtojmë se vaksina nuk është miratuar nga rregullatori i BE-së dhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA).
Njoftimi erdhi pasi Ministri Çek i Shëndetësisë Jan Blatny tha të mërkurën se nuk kishte asnjë arsye për të importuar vaksina të paregjistruara, sepse kompanitë e sigurimeve nuk mund të mbulonin aplikimin e vaksinave të tilla.
Vendimi i presidentit Milos Zeman mori kritika nga partitë e opozitës të cilët e përshkruan veprimin e tij si “të rrezikshëm” për sa i përket efektivitetit të vaksinave.
Të minosh besimin e çekëve duke përdorur vaksina që nuk janë provuar të jenë të sigurta është e rrezikshme, “tha udhëheqësja e opozitës Marketa Pekarova Adamova sipas mediave çeke.
Ajo shtoi: “Të gjitha vaksinat duhet të kenë kushte të barabarta – nëse kërkojmë aprovimin nga PMA, Pfizer, Johnson & Johnson, AstraZeneca dhe të tjerët nga EMA, ne gjithashtu duhet ta kërkojmë atë për Sinopharm ose Sputnik [vaksina e Rusisë]”.
Presidenti Zeman gjithashtu tha në një intervistë televizive të dielën se ai i dërgoi një letër Presidentit Rus Vladimir Putin duke i kërkuar atij vaksinën Sputnik V. Putini pranoi të ndihmonte, sipas Zeman.
Republika Çeke është prekur rëndë nga Covid-19. Vendi ka regjistruar më shumë se 1.2 milion raste me Covid-19 dhe mbi 21,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al