“Reporterët pa kufij”: Qeveritë kanë rritur presionin ndaj gazetarëve, 49 të vrarë në 2019

schedule12:43 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 12:43 - 17 Dhjetor, 2019

Sipas raportit të përvitshëm të publikuar nga “Reporterët pa kufij”, përgjatë vitit 2019, qeveritë në vende të ndryshme kanë rritur presionin ndaj gazetarëve. Po sipas raportit, gjatë këtij viti janë vrarë 49 gazetarë dhe 400 janë burgosur.

49 gazetarë të vrarë në të gjithë botën që nga fillimi i vitit, 400 të burgosur, gjysma e të cilëve vetëm në tre vende: Kinë, Egjipt dhe Arabi Saudite.

Janë këto shifrat e publikuara nga reporterët pa kufij, ditën kur zbulohet raporti i përvitshëm për lirinë e medias.

Në raportin e këtij viti denoncohet fakti se si qeveritë kanë shtuar presionet ndaj gazetarëve.

Sipas reporterëve pa kufij vetëm në Kinë janë burgosur 120 gazetarë, 40 për qind e të cilëve të njohur si qytetarë – gazetarë, të cilët kanë sfidura censurën në vend për të shpërndarë informacione të pavarura nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pjesa më e madhe e atyre që janë burgosur në vitin 2019 i përkasin minoritetit musliman të ujgurëve. Për sa i përket 49 gazetarëve të vrarë në të gjithë botën që nga fillimi i këtij viti, ata janë vrarë në vende si Siria, Meksika, Afganistani, Pakistani dhe Somalia./abcnews.al