Reperët shqiptarë, grushte me policinë në Milano, pas kapjes u zbulohet edhe veprimtaria kriminale

schedule12:12 - 20 Maj, 2022

schedule 12:12 - 20 Maj, 2022

Prokuroria e Milanos ka mbyllur dosjen hetimore në lidhje me një grup hajdutësh kryesisht shqiptarë në rajonin e Lombardisë duke i çuar ata në gjyq. Mediat lokale bëjnë me dije se grupi përbëhej nga disa shqiptarë dhe marokenë dhe kryenin vjedhje ose grabitje në shtëpi, biznese si edhe lokale nate në zonat më të shtrenjta të kryeqytetit ekonomik të Italisë.

Ata njiheshin edhe si “Baby Gang” për shkak të emrit të artit që mbanin ndonjëherë kur këndonin. Ata mbanin emrat Samy Free dhe Neima Ezza dhe herën e fundit kur u ndaluan nga policia për kontroll janë përplasur fizikisht me agjentët duke çuar në arrestimin e tyre, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje u zbulua edhe aktiviteti i tyre i paligjshëm.

Prokuroria thekson në dosje se në lidhje me aktivitetin e grupit në fjalë ka prova për të paktën tre raste të vjedhjes në muajin maj 2021 si edhe një tjetër në korrik 2021 në brendësi të Milanos. /abcnews.al