Ish kryeministri Italian Mateo Renzi zyrtarizoi largimin e tij nga Partia Demokratike duke theksuar se do të vazhdojë të mbështesë qeverinë. Kjo sipas dhe pse Di Maio është një figurë politike që nuk bind.
Me anë të një interviste për mediat italiane, ish kryeministri Mateo Renci zyrtarizoi largimin e tij nga partia demokratike. Një ditë më parë ai i telefonoi kryeministrit Konte për ti premtuar atij se do e mbështeste plotësisht qeverinë. Ish lideri demokrat shpjegoi se aktualisht Partia Demokratike është një bashkësi rrymash të ndryshme dhe nuk është në gjendje për tu përballur as me sulmet e Salvinit dhe as me një bashkëjetesë të vështirë me lëvizjen me pesë yje.
Renci shtoi se janë rreth 30 deputetët që do e ndjekin pas në krijimin e një partie të re, dhe pse numri do të rritet në vazhdimësi. Një nga arsyet e këtij vendimi sipas tij është beteja me liderin e Legës Salvini, një betejë që ai ka ndërmend ta vazhdojë në muajt e ardhshëm. Renci theksoi se tashmë Brenda partisë së tij nuk do të ketë mundësi askush të thotë që nuk gjendet një marrëveshje pasi disa mbështesin Rencin dhe tëtjerët janë kundër tij. Pra largimi I tij është një e mirë dhe për vetë partinë sipas ish kryeministrit.
Një nga objektivat e tij mbetet shkatërrimi I populizmit të keq, dhe pikërisht krijimi I koalicionit qeverisës ishte një goditje e fortë pasi Salvini doli në minorancë. Duke këmbëngulur se do të presë përfundimin e mandatit qeverisës aktual për të shkuar në zgjedhje, Renci u shpreh se Di Maio nuk e bind si figurë politike.
Dhe pse nuk e tha emrin e partisë së Re, Renci premtoi se do të ishte një parti tradicionale dhe feminist me shumë gra në nivel drejtues. /ABC News Albania 24/7