Rënie historike prej 25% e aksioneve në Facebook

schedule18:58 - 3 Shkurt, 2022

schedule 18:58 - 3 Shkurt, 2022

Aksionet e Meta (Facebook) ranë 25% sot në Ëall Street , pas rezultateve zhgënjyese financiare, duke shkaktuar ndoshta humbje prej gati 200 miliardë dollarësh nga kapitalizimi i grupit të Mark Zuckerberg.

Në orën 16:35 , aksioni i Meta Platforms, kompania mëmë e Facebook, ra ndjeshëm me 25.81% në 239.56 dollarë, duke bërë që indeksi Nasdaq të bjerë (-2.29%).

Gjigandi i mediave sociale, i cili humbi përdoruesit në Amerikën e Veriut për herë të parë në historinë e tij, njoftoi dje, të mërkurën, pas mbylljes së transaksioneve, ulje të fitimeve në tremujorin e katërt dhe një perspektivë rritjeje më të ngadaltë në tremujorin e parë të vitit.

Rënia e madhe e çmimit të aksioneve të Facebook erdhi në një kohë kur kompania po bën një ndryshim të madh drejt realitetit virtual , siç kishte paralajmëruar Mark Zuckerberg kohë më parë.

Kjo është rënia më e madhe e aksioneve të Metës në historinë e saj. “Gjydhja” e mëparshme e madhe u regjistrua më 26 korrik 2018, kur u “humbën” 120 miliardë dollarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!