Rënie gurësh në Afganistan, 25 të vdekur dhe 8 të plagosur

schedule11:12 - 19 Shkurt, 2024

schedule 11:12 - 19 Shkurt, 2024

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pas rënie të gurëve të shkaktuar nga reshjet e dendura të borës të dielën në provincën Nuristan të Afganistanit verilindor.

“Për shkak të rënies së gurëve, rreth 25 bashkëqytetarë tanë u vranë dhe tetë u plagosën,” tha Janan Sayegh, zëdhënësi i ministrisë.

Ai shtoi, duke folur për AFP, se numri i viktimave mund të rritet.

“Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në terren dhe numri i të vdekurve mund të rritet”, vlerësoi gjithashtu Jamullah Hashimi, kreu i departamentit të informacionit dhe kulturës në provincën Nuristan.

Nuristani është një provincë në kufi me Pakistanin. Pjesa më e madhe e provincës është e mbuluar nga pyjet, si dhe nga malet e vargmalit Hindu Kush. Ortekët ose rrëshqitjet e dheut ndodhin çdo vit në veriun malor të Afganistanit, të cilat rezultojnë edhe më vdekjeprurëse pasi autoritetet nuk kanë pajisjet e nevojshme për të shpëtuar të bllokuarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!