Rënia e Alexis Sanchez në vitet e fundit është e frikshme. Sulmuesi nga Kili ka qenë fantastik te Udinese, Barcelona dhe Arsenali, teksa ka shkëlqyer gjithmonë edhe në kombëtare. Janarin e vitit 2018 erdhi transferimi te Manchester United, aty ku humbi çdo aftësi që kishte dhe u transformua në një futbollist normal.
Verën e kaluar u huazua tek Interi. Antonio Conte dhe tifozët shpresonin që 31-vjeçari do të rikthehej në ditët e arta, por shumë pak ndeshje dhe vetëm 1 gol i shënuar. Lukaku-Lautaro Martinez kanë zhvilluar një sezon të madh dhe Sanchez numëron aktivizim në 15 ndeshje në të gjithë kompeticionet.
Fundi i sezonit do e riktheje në ishull te Manchester United. Tashmë nuk e do më askush dhe Ole Gunnar Solskjaer ka një plan që lojtarit nuk do i pëlqejë aspak. The Sun raporton se trajnerin norvegjez nuk e ka aspak në plane dhe do e dërgojë sulmuesin latin të stërvitet me skuadrën e të rinjve.
Shumë keq kur mendon se Alexis Sanchez është futbollisti më i paguar te “Djajtë e Kuq”, por ai nuk ja doli në asnjë moment të justifikonte shpenzimet e mëdha dhe besimin që Manchester United kishte tek ai. /abcnews.al