Gazetari Artur Nura thotë se nuk ishte e pritshme që regjimi i Bashar al-Assad në Siri të rrëzohej në një kohë të shkurtër nga forcat rebele.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Nura u shpreh se rënia e Assad mund të ketë qenë e parapërgatitur.
“Të gjithë nuk e prisnin një gjë të tillë. Asksuh nuk mund të besojë që një regjim të bjerë pa përplasje fare. Moska i dha strehimin politik, ndërkohë bazat e Moskës në Siri nuk janë prekur. Ka një marrëveshje. Edhe qëndrimi i SHBA, BE, edhe të tjerët, thonë që nuk e prisnin. Besoj se ka qenë e parapërgatitur, do kemi skenarë të rinj në Lindjen e Mesme”, theksoi ai./abcnews.al