Rënia demografike në Hungari: Fekondim “in vitro” falas për çiftet vendase

schedule13:14 - 15 Janar, 2020

schedule 13:14 - 15 Janar, 2020

Në Hungarinë e Viktor Orban, vijon rënia demografike si pasojë e numrit të vogël të lindjeve.

Qeveria ka vendosur të marrë masa të menjëhershme jo vetëm duke ashpërsuar dhe më shumë masat për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në vend, por dhe duke ofruar fekondim ‘in vitro’ falas për çiftet vendase.

Në muajin dhjetor shteti ka blerë gjashtë klinika private me objektivin për të luftuar rënien demografike,  dhe për të rritur buxhetin për trajtimin e sterilitetit.

Por pavarësisht arsyeve të qeverisë, një pjesë e medias në vend, hedh akuza për përqendrimin e shërbimeve, pasi sipas tyre shteti nuk është pronar i mirë, dhe cilësia e shërbimeve të institucioneve publike zakonisht është më e keqe se ajo e institucioneve private.

Një tjetër çështje ka të bëjë dhe rënien e numrit të profesionistëve në fushën e embriologjisë, endokrinologjisë dhe hematologjisë. Por qeveria hungareze deklaron se popullsia është pakësuar me 100 mijë persona në 10 vitet e fundit.

Një tjetër masë e qeverisë, e cila brenda 2022-shit pret lindjen e më shumë se 4 mijë fëmijëve, është dhe ndihma financiare dhe strehimi për çiftet që do të kenë fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!