RENEA shpëton “pengun” për 26 sekonda, të shtëna dhe ndërhyrje me “bisturi”

schedule17:08 - 16 Shkurt, 2022

schedule 17:08 - 16 Shkurt, 2022

Forcat Speciale RENEA kanë bërë një demonstrim gjatë ditës së sotme pas marrjes së disa pajisjeve dhuratë nga Gjermania. Në demonstrimin e bërë bëhet fjalë për një situatë hipotetike pengmarrjeje, të cilën operatorët e RENEA-s e zgjidhin për 26 sekonda.

Pesë operatorët e RENEA-s nisen drejt pengut dhe pengmarrësve me urdhrin e drejtuesit të skuadrës dhe pas eliminimit të keqbërësve arrijnë shpëtimin e pengut.

Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve me vlerë 344 mijë euro ishin kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!