RENEA rrethon Fushë-Krujën, kërkohen vrasësit e Shkëlzen Kastratit

schedule12:24 - 6 Shkurt, 2021

schedule 12:24 - 6 Shkurt, 2021

Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic gjatë ditës së sotme në zonën e Fushë Krujës në kërkim të autorëve të dyshuar të ekzekutimit mafioz të Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese me qëllim kapjen e personave të dyshuar apo gjetjen e provave për persona të implikuar në këtë vrasje.

Lexo edhe: U spiunua nga agjenti i SHISH, vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë atentat në 2016: 1 i vdekur, 2 të plagosur

Gjithçka ndodhi pasi policia identifikoi një makinë “Audi” që dyshohet se është përdorur në krim, pronari i së cilës rezulton të jetë nga zona e Fushë-Krujës.

Nisur nga këto rrethana dhe të dhëna të tjera, policia dyshon se ekzekutorët e Shkëlzen Kastratit janë vrasës me pagesë nga zona e Fushë-Krujës.

Shkëlzen Kastrati i ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!