“RENEA ka kontrolluar vrimën e miut aty”: Artan Hoxha zbardh operaconin në Shijak

schedule22:07 - 5 Shkurt, 2020

schedule 22:07 - 5 Shkurt, 2020

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Byro Politike” e ka cilësur si spektakël nismën “Anti-KÇK”. Sipas gazetarit kjo nismë është e tepërt dhe harxhim i madh në kosto, ndonëse në pamje vizuale është e mirë.

Gazetari ka zbardhur edhe aksionin në Shijak për kërkimin e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng dhe më pas ndërroi jetë. Sipas tij RENEA ka kontrolluar edhe vrimën e miut, duke teksuar se në këto kushte është i tepëert operacioni i OFL.

“Në rastin konkret e quaj të panevojshme ti servirësh publikut këtë. Te resorti në Shijak RENEA ka kontrolluar edhe vrimën e  miut, dy veta e bëjnë atë veprim dhe ne shikojmë gjithë ata djem, gjithë ai shpenzim. Madje u fokusuan mediat a janë kamerat gati, vunë syzet dhe lexuan deklaratën. Sot jemi para këtij momenti, qytetari ndodhet para një bombardimi. Shikon një njësi të veshur mirë, në pamje vizive ngel pa mend. Sot është dita e tretë, jam kurioz se si do arrestojnë ata një bos të krimit. Nëse në ditën e parë kjo strukturë do kotrollonte disa banesa ku dyshohej se fshihej Altin Hajri do kishte një justifikim. Por të shkosh, t’i vësh shirtin një godine, nuk e di. Nuk ka nevojë të harxhosh gjithë atë impenjim të bësh rolin e postës.  Ndodhemi përpara këtij fakti që na është nxjerrë gjithë kjo gjë që do bëjë namin. E patë atje në Shkodër, çfarë ndaluan? Jamë bërë skuestro në banesa 1 katëshe, ata akuzohen si pjestarë të familjes Doçi. Njëri nga ata ka ardhur sot nga Vjena dhe është dorëzuar. Ajo që presin qytetarët është tjetër gjë. KÇK nuk fillon nga poshtë, duhet të fillojë nga lart. Kërkove të godasësh prokurorë dhe gjyqtarë, shko dhe godit pronat dhe gjej paratë e tyre. Hidhini një sy listës që është çuar ky formular, Lul Berisha, familja Doçi, Hajri,  dhe këta kushërinjtë Hysenaj. Po ti shikosh pjesa më e madhe e tyre janë vënë në filtër edhe më parë”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!