Rëndohet situata në Kakavijë, radha e makinave shkon mbi 20 kilometër

schedule07:22 - 15 Gusht, 2020

schedule 07:22 - 15 Gusht, 2020

Prej disa ditësh vijon situatë e rënduar e trafikut në Kakavijë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se radha e automjeteve e makinave që presin për të kaluar kufirin, tashmë e ka kaluar fshatin Jorgucat që është rreth 21 kilometra.

Qytetarët në temperatura të larta janë të detyruar që të presin në radhë, ku disa prej tyre herë pas here shfaqin dhe probleme shëndetësore. Për shkak të numrit të lartë ta makinave në këtë aks, është bllokuar trafiku në të dy anët e rrugës Jorgucat-Kakavijë.

Ndërkohë një ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme reagoi duke thënë se shkak për këtë vonesë është bërë puna e ekipit mjekësor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!