Rëndohet situata në burgun e Drenovës, shkon në 10 numri i të infektuarve

schedule10:22 - 9 Shtator, 2020

schedule 10:22 - 9 Shtator, 2020

Shkon në 10 numri i të infektuarve  me koronavirus në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës.

Burime për ABC News kanë njoftuar se së fundmi kanë rezultuar të infektuar dhe 2 të burgosur të tjerë.

Mësohet se të gjithë të burgosurit e infektuar i përkasin të njëjtit sektor ku u shfaqën 8 të infektuarit e rinj.

LEXO edhe: COVID-19 “futet” në burgun e Drenovës, infektohen 8 të dënuar

Dy ditë më parë tetë të dënuar që kryejnë dënimin në këtë burg pas realizimit të dhjetëra tamponëve, rezultuan pozitiv me Covid-19.

Nuk dihet ende se si janë infektuar të dënuarit.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!