Rëndohet situata me nxënësit në Postribë

schedule22:30 - 4 Tetor, 2019

schedule 22:30 - 4 Tetor, 2019

Disa nxënës të helmuar që morën ndihmë gjatë ditës në spitalin e Shkodrës janë rikthyer prapë në spital pas përkeqësimit të situatës së tyre në orët e mbrëmjes.

Mësohet se 6 prej tyre janë shtruar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Prindërit e tyre kanë treguar se fëmijët kanë shfaqur simptoma me dhimbje barku, të vjella ndërsa të helmuarit janë shprehur se dhimbjet u kanë nisur pas konsumimit të sanduiçëve në fast food.

Në 48 orët e fundit rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në urgjencë për të marrë ndihmë.

Policia ka nisur hetimet ndërsa DSHP ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve në fast food për të zbuluar shkaqet e helmimit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!