Rëndohet gjendja e grevisteve në rafinerinë e Ballshit. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se një prej grave ka kërkuar ndihmën e mjekëve.
Mjekët e urgjencës së spitalit të Ballshit i kanë dhënë mjekim në mjediset e grevës, pasi ajo nuk ka pranuar të largohet.
Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rënde. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.
Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./abcnews.al