Numri i viktimave nga shpërthimi i gazit në një godinë në qendër të Parisit është ngjitur në 4 pasi skuadrat e shpëtimit gjetën nën rrënoja trupin e pajetë të një gruaje. Viktimat e para të shpërthimit të ndodhur të shtunën në një furrë buke, pranë një zone të populluar. Persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që dëme të shumta materiale u shkaktuan edhe në godinën përballë dhe tek makinat e parkuara anës rrugës. Shpërthimi mendohet të ketë qenë aksidental, por sipas Prokurorisë së Parisit pista të tjera nuk përjashtohen. Rreth 30 zjarrfikës u angazhuan në kërkimet për gruan, e cila ishte shpallur e humbur. Ndërkohë, kërkiimet për persona të tjerë vazhdojnë, ndonëse autoritetet janë të bindura se bilanci i viktimave nuk do të rëndohet më tej. /abcnews.al
Rëndohet bilanci i viktimave të shpërthimit në Paris
schedule16:45 - 13 Janar, 2019
schedule 16:45 - 13 Janar, 2019