Që pas humbjes ndaj Polonisë në kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria ka zbritur në dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në renditjen e azhornuar së fundmi, kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se muajin e kaluar.
Pamundësia për të marrë një rezultat pozitiv në Varshavë ndaj Polonisë, nuk mundësoi ndonjë tentativë për ngritje në renditjen e FIFA-s.
Nga ana tjetër, Kosova nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin e 107-të. “Dardanët” barazuan në dy ndeshjet e parë në kualifikueset e Euro 2024, me Izraelin 1-1 dhe me të njëjtin rezultat në shtëpi ndaj Andorra.
Argjentina është rikthyer në majat e futbollit botëror duke u pozicionuar e para. Fitoret në dy miqësoret kundër Panamasë dhe Curachao ndihmuan kampionët e botës të dilnin të parët./ h.ll/abcnews.al