RENDITJA E FIFA-s: Shqipëria e Kosova në vendnumëro, ja ndryshimet

schedule14:51 - 20 Shkurt, 2020

schedule 14:51 - 20 Shkurt, 2020

FIFA ka publikuar renditjen mujore dhe ndryshimet janë të pakta. Shqipëria dhe Kosova kanë mbetur në vendnumëro, pasi nuk kanë pasur ndeshje gjatë kësaj periudhe. Kuqezinjtë mbeten në vendin e 66-të, kurse Kosova pozicionohet e 119-të.

10 KOMBËTARET MË TË FORTA – Asnjë ndryshim në dhjetëshen e parë, me Belgjikën që vijon të ruajë kryesimin e FIFA. Franca ndjek në vend të dytë, kurse podiumi myllet nga Brazili. Anglia mbetet në vendin e katërt, e ndjekur nga Uruguai, Kroacia, Portugalia dhe Spanja.

Argjentina dhe Kolumbia mbyllin dhjetëshen e parë. Nuk ka ndryshim në renditje as për Italinë, që mban vendin e 13-të, ndjekur nga Holanda dhe Gjermania. Ngjitje këtë muaj kanë pësuar Aruba ( +1, 200), Pakistani (+1, 200), Burundi (+2, 149), Palestina (+3, 103) dhe Gana (+1, 46). /abcnews.al

 

Renditja e 10 kombëtareve më të mira

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!