Rëndësia e kontrollit mjekësor, mjeku: Pacienti s’duhet të neglizhojë veten, vizitat rutinë të domosdoshme

schedule08:51 - 16 Mars, 2021

schedule 08:51 - 16 Mars, 2021

Mjek patolog  në Spitalin Amerikan, Urim Shehu i ftuar në  emisionin ABC-ja e Mëngjesit këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me rëndësinë që ka konsultimi me mjekun për pacientin.

Doktori në fjalën tij është shprehur ndër të tjera se takimi me pacientin tregon shumë gjëra, pasi kontakti ndihmon që të mësosh dhe të shikosh nga afër gjendjen e pacientit.

Gjithashtu mjeku ka theksuar se gjendja shpirtërore e pacientit ka shumë rëndësi në procesin e tij të shërimit dhe ekzaminimit.

Kontakti me pacientin është i rëndësishëm vetëm kështu arrihet që të bëhet dhe ekzaminimi i pacientit, duke parë nga afër shprehjen e fytyrës. Në momentin që një pacient vjen bën vizitat dhe konsultat në spital është më i përgatitur edhe pse filozofia e pacientëve të cilët nuk është e rëndësishme që të shikojnë se si janë sot. Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të gjejmë se si do të ketë pacienti nesër.

Pa e ditur, dhe pa e parë se ka apo jo gjë nuk mund që të thuhet se s’kam gjë. Kur i pyes pacientët nëse kanë pas problem me tensionin, sheqerin, menopauzën apo gjëra të tjera, përgjigja është jo. Por e gjithë kjo vjen pasi ai ose ajo nuk është kontrolluar asnjëherë.

Check up unë më shumë preferoj që ti them kontroll i përgjithshëm fizik, aty në fillim shikojmë problemet fizike të gjendjes së pacientit në përgjithësi, për të vijuar me ekzaminimet e mëtejshme”, ka thënë mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!