Rëndësia e aktivitetit fizik tek personat e moshuar

schedule08:25 - 9 Maj, 2020

schedule 08:25 - 9 Maj, 2020

Sipas një studimi të ri, individët midis moshës 40 dhe 79 vjeç kanë një rrezik shumë të ulët të sëmuren  nëse merren me aktivitet fizik.

Studimi i kryer nga studiues të Departamentit të Shëndetit Publik të Universitetit të Kembrixhit zbuloi se ushtrimet fizike shkurtojnë 25 deri në 27 përqind, rrezikun për sëmundje të ndryshme.

Studiuesit argumentuan se individët që ishin jo aktivë detyroheshin të drejtoheshin drejt spitalit, për shkak të komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e tyre.

Autori kryesor i studimit, Ribert Luben u shpreh: Studimi ynë ofron disa nga provat më bindëse, se aktiviteti fizik ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve dhe problemeve në shëndet, tek personat e moshës së mesme dhe të moshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!