Rëndësia e aktivitetit fizik: Si ndikon stërvitja në lëkurën tuaj

schedule12:51 - 8 Mars, 2021

schedule 12:51 - 8 Mars, 2021

Ushtrimet mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj në shumë mënyra. Mbi të gjitha, lëkura është organi më i madh i trupit dhe ndikohet nga zakonet dhe mënyra e jetesës, duke përfshirë dhe ushtrimet.

Ushtrimet reduktojnë stresin dhe për rrjedhojë përfiton dhe lëkura juaj

Ushtrimet e rregullta dihet se zvogëlojnë stresin dhe kanë një efekt pozitiv në shëndetin mendor. Këto përfitime reflekton dhe në lëkurë.

“Shkëlqimi pas stërvitjes”

Nëse keni vërejtur ndonjëherë që lëkura juaj duket më e ndritshme pas vrapimit ose jogës, me siguri nuk e keni gabim. “Shkëlqimi pas palestrës është një rezultat i mundshëm i një kombinimi të fluksit të rritur të gjakut dhe endorfinave të lëshuara gjatë ushtrimeve,” shprehet Dr. Kathleen Cook Suozzi, një profesoreshë e dermatologjisë në Yale School of Medicine.

Mund ta bëjnë lëkurën të duket më e shëndetshme

Ushtrimet e rregullta mund të përmirësojnë pamjen e përgjithshme të lëkurës, shprehet dermatologja Marisa Garshick. “Ushtrimi, duke rritur funksionin e zemrës dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut, mund të ndihmojë në sigurimin e oksigjenit dhe ushqyesve që mbajnë lëkurën të shëndetshme.”, thekson ajo.

Mund të rrisin rrezikun e dëmtimit të lëkurës

Nëse ushtroheni vazhdimisht jashtë, duhet të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit para se të dilni pavarësisht nga koha e ditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!