Rekormeni Lautaro Martinez/ Kapiteni, numri 1 zikaltër i golave në Champions

schedule12:40 - 6 Mars, 2025

schedule 12:40 - 6 Mars, 2025

Nuk thoshin kot dikur se fitoret e këtij ekipi janë bardhezi. Deri në treshen e trofeve të fituar me Zhoze Murinjon, Interi në Europë i falej lavdisë së vjetër, dhe ndoshta më i shquari yll ishte Sandro Mazola. Ish-kapiteni mbante edhe rekordin e golave në Champions, por tashmë ai “gur kilometrik” siç thonë anglosaksonët, është kaluar.

Rekordmeni i ri është sërish një kapiten, Lautaro Martinez. Ndonëse ende nuk mund ta pretendojë dashurinë e pakufishme që tifozët kanë për Macolën, sërish ylli argjentinas është një personalitet.

Rekordi i ri, me 18 rrjeta në Ligën e Kampionëve, u arrit në fitoren 2-0 në fushën e Fejënordit, ndërsa Macola kishte arritur në 17.

Nuk janë aspak shumë në krahasim me nivelet e disa gjigandëve të tjerë si Mesi me 120 gola për Barcelonën, Kristiano Ronaldo me 105 për Realin, Benzema me 78 po për Realin, Levandovski 79 me Bajernin apo Raul Gonzales me 66 për Realin.

Gjithsesi, Lautaro Martinez po tregon se është një lojtar dhe një kapiten i madh.

“Fjala e parë që më vjen ndër mend tani është krenaria, sepse kam punuar shumë, por nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija në këtë nivel, në këtë rekord personal, në një nivel të tillë si Championsi. Natyrisht, në fillim ne përpiqemi të arrijmë objektivat e skuadrës, por edhe objektivat personalë janë të rëndësishëm. Falenderoj shokët e mi, stafin teknik dhe familjen time”.

Sulmuesi argjentinas I ka shënuar ekipeve të shquar si Milanit, Liverpulit, Realit apo Barcelonës. Këtë sezon ai ka arritur edhe rekordin personal në Ligën e Kampionëve me 6 rrjeta, duke kaluar arritjen e sezonit 2019-2020 me pesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!