Sergio Ramos, qendërmbrojtësi i Real Madrid, ka folur direkt pas ndeshjes me Barcelonën dhe ka theksuar se skuadra e tyre tregoi personalitet në fushën e lojës, ndaj një ekipi shumë të fortë dhe në një stadium ku nuk është e lehtë të luash futboll.
“Është sikur thashë pas ndeshjes së fundit: kur nuk fiton, nuk mund të largohesh nga fusha i gëzuar. Gjithsesi në fund çdo pikë është e rëndësishme. Është e vërtetë gjithashtu që pamë një Real Madrid me shumë personalitet, në një stadium ku është shumë e komplikuar të luash, sidomos ndaj një ekipi që ka gjithmonë zotërimin e topit.
Objektivi ynë ishte të ‘vidhnim’ topin në gjysmëfushën e tyre. Ua bëmë shumë të vështirë çdo gjë atyre, por jemi dy ekipe që kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Bëmë pak gabime dhe ky është rezultati”, ka përfunduar Ramos, i cili luajti për të 43-n herë në El Clasico dhe vendosi një rekord. /abcnews.al
©️? This is how captain @SergioRamos saw the team's performance in #ElClasico!#RMLiga | #HalaMadrid pic.twitter.com/q8QNWck9MB
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) December 18, 2019