Villareal fitoi Europa League mbrëmjen e kaluar. Suksesi ndaj Manchester United nga pika e penalltive, solli festë të madhe në ekipin spanjoll, që nuk kishte triumfuar kurrë më parë në këtë kompeticion.
Unai Emery ia doli të udhëheqë me sukses “nëndetësen” drejt arritjes së madhe, teksa u konfirmua “mbret” i këtij turneu. Finalja e pestë në vitet e fundit dhe hera e katërt që shpallet fitues, duke u kthyer në trajnerin rekordmen të Europa League.
Tekniku spanjoll foli pas fitores për mediat, duke i dhënë rëndësi të madhe vazhdimësisë dhe përmirësimit të ekipit të tij. “Unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti. Villareal nuk më bëri trajner për t’i dhuruar Europa League, ata thjesht prisnin që të arrija rezultate pozitive me skuadrën.
This video is one to remember.
In many years, you can say to your grandkids, I remember when Villarreal won the @EuropaLeague.#UELfinal #ItsOurTime pic.twitter.com/9XQQYOJ4lf
— Villarreal CF English (@Eng_Villarreal) May 26, 2021
Ia kam thënë drejtuesve dhe lojtarëve: vazhdimësia është ajo që ka rëndësi. Duhet të luash në Europë çdo sezon. Sigurisht që gjithmonë kemi menduar mundësinë e fitimit të ndonjë trofeu. Fitimi i titullit është më i komplikuar, pasi katër skuadrat e para janë më të forta se ne.
Gjithsesi, ne kemi bërë progres të madh në Europa League, tani do të garojmë në Champions League. Kemi qenë të pagabueshëm“, deklaroi Unai Emery. /abcnews.al