Inaki Williams është rekordmeni absolut në futbollin spanjoll, pasi ka luajtur 236 ndeshje në La Liga pa ndërprerje.
Kjo seri e yllit të Athletic Bilbao, që shënoi edhe gol dje kundër Cadiz, duket se do të ndërpritet për shkak të një dëmtimi.
Klubi bask ka dalë me komunikatë dhe zbulon se ka një ndryshe të ligamentit anësor të kyçit të këmbës së djathtë.
Ky dëmtim me shumë mundësi do ta lërë atë jashtë për sfidën e radhës në LaLiga, kundër Espanyol në “San Mames”. / abcnews.al