Skuadra e Interit po kalon një ndër sezonet më të mira të viteve të fundit dhe duket se do të luftojë deri në fund për titullin kampion në Serie A. Edhe pse u eliminuan nga Champions League, Conte duket se po bën shumë mirë me zikaltërit brenda Italisë, pasi ka shkuar në gjysmëfinalen e Kupës dhe është shumë pranë Juventusit kryesues.
Shumica e lojtarëve të Interit po kalojnë një sezon të mirë, por ka dhe nga ata që vetëm stërviten. I tillë është portieri Tommaso Berni. Gardiani ka një rekord absurd me zikaltërit, që vështirë se mund të përsëritet nga dikush tjetër.
Berni është prej 6 vitesh pjesë e Interit dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje me fanellën zikaltër. Për më tepër, portieri u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Cagliarit që u mbyll 1-1, pasi protestoi ashpër nga stoli ndaj gjyqtarit të takimit. Berni ka më shumë kartonë të kuq se ndeshje për Interin dhe ky padiskutim, është një rekord skandaloz!/abcnews.al
? Tommaso Berni has been at Inter Milan for 6 years and has yet to make a single appearance for them
? Last week he was sent off for mocking the referee after the game had finished
He now has more red cards than appearances ? pic.twitter.com/h5yXVMtQfL
— ODDSbible (@ODDSbible) January 30, 2020