Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, vijon të mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë krahas viteve mbi shpatulla. Portugezi nuk është në sezonin e tij më të mirë të karrierës, por për sa i përket golave të shënuar është po aty.
Megjithatë, ka diçka që nuk po shkon me 36-vjeçari. Sipas një studimi të thjeshtë, që nga transferimi i tij në Torino para tre vitesh, Ronaldo ka marrë përsipër të ekzekutojë plot 72 goditje dënimi. Nga të gjithë tentativat, ai ka shënuar vetëm një herë, në sfidën kundër Torinos sezonin e kaluar.
Një statistikë për t’u harruar për CR7, i cili dikur i ka patur goditjet standarte një nga armët e tij më të forta. Gjithsesi, sulmuesi veteran numëron 34 ndeshje në të gjithë kompeticionet këtë sezon, ku ka shënuar plot 30 gola e ka dhuruar 4 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al