Rekordi i veçantë i kombëtares modeste, më në fund dy ndeshje pa humbje

schedule20:20 - 14 Nëntor, 2020

schedule 20:20 - 14 Nëntor, 2020

Edhe pse me një lojtar më pak prej minutës së 49-të, San Marino rezistoi në sfidën shtëpiake kundër Gjibraltarit, takim që përfundoi në barazim 0-0.

Sfida e Ligës D të Nations League, nuk prodhoi asnjë gol mes dy prej kombëtarëve më të dobëta në historinë e futbollit.

Pikë historike për vendasit, të cilët kanë regjistruar për herë të parë dy ndeshje pa humbje. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë te San Marino.

Kombëtarja e e republikës së vogël prej vetëm 33 mijë njerëzish, e mbylli në barazim pa gola edhe takim jashtë fushe kundër Lihtenshtejnit në 13 tetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!