Rekordi i Izmir Smajlajt në kërcim së gjati është në nivel ballkanik dhe europian. Atleti shqiptar është më lart se disa shtete të tjerë, mes të cilëve edhe Turqia.
Kur pista u bë gati, sikur pati parandjenjë që diçka do të ndodhte.
Interesimi ishte i madh në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për Izmir Smajlajn, dhe atletiko shkodran nuk zhgënjeu.
Hedhja e tij prej 8 metrash e 11 centimetrash ishte një rekord i ri kombëtar, përmirësim i ndjeshëm me 8 centimetra nga ish-rekordi që e mbante po vetë.
Kampioni i konfirmuar i Shqipërisë është ndër të paktët në disiplinat e atletikës, që mund të thuhet se ka nivel ballkanik dhe europian.
Në gadishullin e Ballkanit, i njohur për nivelin e tij të lartë të sporteve, Smajlaj lë pas Turqinë, që e ka rekordin 3 centimetra më pak se ai shqiptar.
Po ashtu, prapa mbeten Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Natyrisht, kërcyesi së gjati shqiptar nuk do ta ketë të lehtë të mbërrijë në nivelet tepër të larta të Greqisë apo Serbisë, por ndoshta mund të tentojë të kalojë Kroacinë apo Bullgarinë.
Ja si folën pas gare Smajlaj dhe trajneri i tij, Gjergj Ruli, president i Federatës Shqiptare të Atletikës.
Izmir Smajlaj ka vite në nivele të larta, pasi u shpall kampion i Europës për salla të mbyllura, në Beograd të Serbisë në 2017, duke vendosur rekordin me 8 metra e 8 centimetra. /ABC news Albania 24/7