Sergio Ramos vendosi një rekord në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Norvegjisë. Kapiteni i Spanjës luajti ndeshjen e 168-të me kombëtaren e tij (numëron edhe 21 gola të shënuar), duke parakaluar Iker Casillas dhe duke u bërë lojtari me më shumë prezenca në historinë e ekipit La Furia Roja.
Një koment rreth kësaj arritje fantastike ka dhënë edhe Florentino Perez për TVE. Presidenti i Real Madrid nuk i kursen elozhet për kapitenin e tij, ndërsa vlerëson shumë aftësinë e qendërmbrojtësit për të qenë lider i ekipit.
“Legjenda Sergio Ramos do të vazhdojë, jam i bindur në këtë që po them. Ai është një lider i madh dhe ambicja për të fituar nuk i shteron kurrë. Pavarësisht cilësive të jashtëzakonshme tekniko-fizike, lidershipi i tij e ka kthyer në një mit, jo vetëm të Realit dhe Spanjës, por të gjithë futbollit botëror“, përfundon kreu i “Los Blancos”. /abcnews.al