Rekordi fantastik, Tite: Mjafton t’i pasosh Neymarit, Ronaldo i jashtëzakonshëm

schedule18:22 - 14 Tetor, 2020

schedule 18:22 - 14 Tetor, 2020

Brazili fitoi 2-4 me përmbysje në Peru mëngjesin e sotëm dhe mori tre pikët e radhës në sfidat eliminatore për kualifikimin në Katar 2022. Neymar ishte protagonisti i madh i kësaj ndeshje me tre gola të shënuar, nga të cilat dy me penallti.

64 gola me kombëtaren në 103 ndeshje për yllin e PSG-së, i cili parakalon një legjendë si Ronaldo dhe tani është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Brazilit. Objektivi i Neymar është Pele dhe nevojiten 13 gola për të kaluar “mbretin”.

Rastet dhe golat e PERU-BRAZIL

Trajneri i pesë herë kampionëve të botës, Tite duartroket paraqitjen e Neymar, por nuk preferon të bëjë krahasime. “Çdo moment është historik, çdo brez ka vlerat e veta. Ronaldo fenomeni ka qenë i jashtëzakonshëm, njësoj si Rivaldo apo Bebeto.

Rëndësi ka që shokët e skuadrës t’i pasojnë topin Neymar, më pas mendon ai për të zgjidhur ndeshjet“, deklaron trajneri 59-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!