Skuadra belge e Genk i ka befasuar të gjithë. Në formacionin zyrtar përballë Napolit, vihet re starti si titullar i portierit Maarten Vandevoordt. Ky i fundit ka vendosur një rekord absurd.
17 vjeç, 9 Muaj dhe vetëm 10 ditë! Ky është rekordi që portieri i Genk, Maarten Vandevoordt, ka vendosur sot, duke u bërë portieri më i ri që starton si titullar një ndeshje të UEFA Champions League.
Rekordin për portierin më të ri që startoi si titullar në Champions League, e mbante gardiani i Benficës, Mile Svilar. Vandevoordt është tashmë portieri më i ri në historinë e Champions League dhe përballë Napolit, pritet të ketë një punë të vështirë./abcnews.al
17 years. 9 months. 10 days.
Genk goalkeeper Maarten Vandevoordt becomes the youngest goalkeeper to play in the Champions League ?⭐ pic.twitter.com/kUHhvDlr60
— B/R Football (@brfootball) December 10, 2019