Një gjirafë e kopshtit zoologjik australian, Beerwah ka hyrë në rekordin botëror Guinness.
Gjirafa e quajtur “Forest” tani është emëruar zyrtarisht nga “Guinness World Records” si gjirafa më e gjatë në botë me gjatësi 5.7 metra.
Kujdestarja e kopshtit, zonja Hansen është shprehur se ajo është vetëm 12 vjeç, pra mund të rritet akoma dhe nuk dihet në cilën gjatësi mund të shkojë.
Gjirafa mbërriti në Kopshtin Zoologjik Australian kur ishte vetëm dy vjeçe dhe zonja Hansen ka punuar me të për nëntë vjet.
“Guinness Records World” tha në një deklaratë për shtyp se gjirafat zakonisht rriten nga 4.6 metra deri në 5.5 metra dhe ky është një rast tepër i rrallë./abcnews.al