Viti 2024 shënoi një rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore duke arritur në 1.3 milionë, ose 30% më shumë se në vitin 2023. Kryeministri Edi Rama ndau një historik të ngjarjeve kulturore të vitit 2024, ku u regjistruan mbi 2300 evente kulturore, ose mbi 25% më shumë se në vitin 2023.
“Mbi 2300 evente kulturore të mbështetura +25 % se në vitin 2023. Rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore – Mbi 1.3 milionë vizitorë, +30% se në vitin 2023. Javët kulturore Ndërkombëtare – 21 shtete pjesëmarrëse, 250 aktivitete, 360 artistë.”, thuhet mes të tjerash në video.
Gjithashtu, kryeministri përmend se gjatë vitit që lamë pas u finalizuan një sërë investimesh të rëndësishme, si teatri i restauruar i Kukullave, Muzeu Etnografik i Krujës dhe Muzeu Etnografik i Kavajës./abcnews.al