Rekord viktimash nga Covid në Maqedoni, konfirmohen 214 raste të reja

schedule18:14 - 1 Maj, 2021

schedule 18:14 - 1 Maj, 2021

Një numër i lartë viktimash është shënuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se kanë humbur jetën 36 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid nga 2 276 teste 214 raste të reja.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 94, Kumanovë – 29, Tetovë – 19, Prilep dhe Vinicë nga 7, Ohër – 6, Veles, Koçan, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 5, Shtip dhe Strumicë nga 4, Manastir, Kavadar, Strugë dhe Kërçovë nga 3, Gostivar, Radovish dhe Bogdanci nga 2, Gjevgjeli, Resnjë, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 305 pacientë të shëruar  duke e çuar në 133 070 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 152.581, mijë persona mes të cilëve kanë humbur jetën 4 891 qytetarë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!