Rekord viktimash në Kosovë, LDK publikon 8 rekomandimet për qeverinë

schedule17:45 - 29 Gusht, 2021

schedule 17:45 - 29 Gusht, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abixhiku ka dhen sot 8 rekomandime për qeverinë në mënyrë që sipas tij të përmirësohet gjendja shëndetësore.

Abdixhiku këto rekomandime i ka bërë përmes një shënimi në Facebook, ndërsa ditën e sotme e ka quajtur tragjedi kombëtare, pasi u shënuan 36 viktima nga Covid.

“Pa fjalë. Është tragjedi kombëtare kjo. Bashkëndjejmë me 36 familjet kosovare sot e me qindra të tjera që humbën të afërmit këto ditë. Jemi të gjithë në zi. Fatkeqësisht, ka javë të tëra që po ngrisim zërin për rritjen eksponenciale të t’prekurve në pandemi; pa ndonjë reagim thelbësor të Qeverisë. Abstenimi i shtetit përfundon në tragjedi”, ka shkruar i pari i LDK-së, përcjell Telegrafi.

Më poshtë 8 rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë nga LDK, për qeverinë:

1.Të shtohen ditët e vaksinimit në shtatë; vikendeve s’mund të pushohet më. Në këtë gjendje alarmante pushimi i shtetit është i pakuptimtë.

2.Të hapen qendrat mobile të vaksinimit nëpër secilën komunë nëpër Kosovë. Të shpërndahen vaksinat tek qytetarët tanë e të thjeshtohet i gjithë procesi vaksinues.

3.Të shtrëngohen masat për të pavaksinuarit e të lehtësohen për secilin tjetër që përfundon këtë proces të domosdoshëm e jetik.

4.Të rritet numri i stafit shëndetësor në Kosovë; në mënyrë që të ndihmohen kapacitetet e ngarkuara që i kemi sot.

5.Të vendosen të gjithë inspektorët në terren, të mbahet rregull në secilin vend. Rregullat e vendosura në letër e pa mbikqyrje mbesin vetëm fjalë.

6.Të jepen shtesat financiare për stafin aktual; të ndahet menjëherë buxhet dinjitoz dhe jo lëmoshë! Stafi shëndetësorë ka nevojë; janë të dërrmuar me mbi 18 muaj angazhim.

7.Të shtohen shtretërit për të hospitalizuar qytetarët tanë; Klinika Infektive është mbi çdo kapacitet normal.

8.Qeveria të merret vetëm me pandemi dhe me urgjencë. Të tregojë lidership e të shpëtojë jetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!