Qarkullimi i monedhës europiane ka vijuar të shënoj rekord në ekonominë shqiptare. Janë 5.1 miliardë euro të cilat janë transferuar nëpërmjet sistemit AIPS në periudhën janar-tetor të këtij viti.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar dhe nëse e krahasojmë me vitin 2024 rezulton se në vlerë e numër trasaksionesh janë pothuajse të njëjta me ato që janë realizuar në 10 muaj të këtij viti. Në 2024 vlera e trasaksioneve të realizuara në sistemin Aips ishte 5.2 miliardë euro ndërkohë që gjatë këtij viti deri në tetor ëshët pothuajse e njëjta shumë.
Kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.Aktualisht euro po këmbehet me rreth 96 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.
Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro është kryerja e pagesave në Euro brenda vendit. Rritja e numrit të trasaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë. Ndërsa një element që ka ndikuar në këtë drejtim është ulja e kostove për këto trasaksione./abcnews.al

