Rekord transaksionesh në euro/ BSH: Në periudhën janar-shtator janë kryer 254 mijë transaksione

schedule12:24 - 11 Tetor, 2024

schedule 12:24 - 11 Tetor, 2024

Përdorimi  monedhës europiane në ekonominë shqiptare ka shënuar rekord gjatë këtij viti. Gjatë periudhës janar-shtator janë realizuar 234 mijë trasaksione.

Kjo konfirmon faktin se qytetarët shqiptarë dhe bizneset kanë  kryer më shumë transferta në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në shtator janë kryer rreth 1 mijë trasaksioneve më tepër se në gusht .

Edhe në vlerë niveli i trasaksioneve në monedhën europiane ka qenë më i madh duke prekur nivelin  e 3.7 miliardë eurove gjatë këtij viti. Qarkullimi i lartë i monedhës europiane në vend lidhet me turizmin dhe investimet.

Flukset e larta të euros në qarkullim konfirmohen edhe prej faktit se euo qëndron në nivele minimale kundrejt lekut duke u këmbyer në kufijtë e 98 lekëve.

Edhe  pse është vjeshtë  qarkullimi i monedhës europinae vijon të jetë i lartë në vendin tonë çka konfirmon faktin se turizmi tashmë është bërë gjithvjetor./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!