Që nga fillimi i pandemisë këtë të martë është shënuar një shifër rekord të infektuarish ditorë me koronavirus në Malin e Zi.
Gjatë 24 orëve të fundit 1253 kanë rezultuar pozitive me Covid 767 raste të reja dhe dy persona kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar këtë të martë në 19977 mes të cilëve 322 kanë humbur jetën.
Sipas mediave situata më e rënduar paraqitet në Zhablak, Podgoricë, Cetinë, Ulqin, Budvë dhe Tivar. Në disa qytete, përfshirë Ulqinin, të hënën u hapën sërish shkollat dhe hotelet, të cilat kanë qenë të mbyllura për dy javë për shkak masave kufizuese të ndërmarra nga Trupi Koordinues Kombëtar për koronavirusin. Por fillimi i javës ka shënuar shifra të larta të të infektuarve në Ulqin.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se situata epidemiologjike në Mal të Zi është më e rëndë në krahasim me vendet tjera të rajonit.e.su./abcnews.al