Rekord të infektuarish, mbi 2 mijë raste në Korenë e Jugut në 24 orë

schedule08:27 - 11 Gusht, 2021

schedule 08:27 - 11 Gusht, 2021

Koreja e Jugut ka raportuar mbi 2,200 raste në 24 orë,  numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, sipas një deklaratë të ministrit të  shëndetësisë Kwon Deok-cheol, ndërsa vendi po përballet me shpërthimin  më të rëndë të koronavirusit.

Pavarësisht masave të marra, rastet janë rritur për shkak të përhapjes së variantit më të transmetueshëm Delta, tha Kwon. Ai gjithashtu vuri në dukje  rritje të rasteve asimptomatike brenda komuniteteve të tilla si vendet e punës, palestrat, kishat dhe azilet.

Koreja e Jugut po lufton që nga korriku për të mbajtur në kontroll shpërthimet sporadike të Covid, të cilat fillimisht janë raportuar në pjesën perëndimore të Seulit por që tani janë përhapur në të gjithë vendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!